×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Lulzim Basha paralajmëron kushtetutë të re nëse vjen në pushtet

    Reporteri
    16 Shkurt 2021 | 15:15

    Gjatë konferencës me fokus integrimin evropian, por Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka premtuar rikthimin e Ministrisë se Integrimit Europian. Ndër të tjera Basha ka bërë edhe një paralajmërim të fortë, ku tha se brenda tij viti do t’iu përvijojmë shqiptarëve horizontin e një kushtetute të re.


    “Shumë shpejt, brenda këtij viti do t’iu përvijojmë shqiptarëve horizontin e një kushtetute të re. Horizontin e një kushtetute të re e cila të japë zgjidhje afatgjata për mos përqendrimin e pushtetit, për ndarjen dhe balancimin e pushtetit”. deklaroi Basha.

    Basha po ashtu tha se në 6 mujorin e parë të qeverisjes së tyre do të bëjnë realitet konferencën e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian. Sipas kryedemokratit do të nisin një kapitull të ri të integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!