×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Macron mbërrin i fundit në samitin në Tiranë, Rama: Sa erdhe ti, u ndal shiu

    Reporteri
    16 Maj 2025 | 12:41

    Presidenti francez, Emmanuel Macron ishte i fundit që mbërriti në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Evropian. Ai u prit ngrohtë nga kryeministri Rama. Rama madje i tha Macronit se sa erdhi ai, shiu pushoi.

    Macron do të qëndrojë dy ditë në Tiranë, ku nesër do të ketë edhe një pritje zyrtare.

    Liderët e 47 vendeve dhe organizatave evropiane janë mbledhur sot në Tirën për Samiti e Komunitetit Politik Evropian. Ata janë pritur nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

    Në fokus të diskutimeve në samit do të jenë siguria e Evropës dhe Ukraina. Kosova në samit përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!