×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Macron uron në shqip Ramën për fitoren në zgjedhje

    Reporteri
    14 Maj 2025 | 11:17

    Presidenti francez Emanuel Macron ka uruar në shqip kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare.

    “Urime Edi Rama mik i dashur, për fitoren tënde në zgjedhjet parlamentare. Franca do të jetë gjithmonë në krah të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian.

    Do të takohemi që të premten në Samitin e Komunitetit Politik Europian dhe për një vizitë që duhet të na lejojë të forcojmë edhe më shumë partneritetin tonë”, ka shkruar në “X” presidenti francez.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!