Një 24 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhr në rrugën e Zallbastarit, ndërsa viktima është identifikuar si shtetasi me inicialet G.M.
Sipas informacioneve të policisë mësohet se mjeti ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Rrapi” dhe për pasojë ka humbur jetën personi që ndodhej si pasagjer brenda tij. Ndërkohë drejtuesi i mjetit, një 26-vjeçar me incialet K.M, ka mbetur i plagosur. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i policise
Në rrugën e Zallbastarit, në vendin e quajtur “Rrapi”, një mjet ka dal nga rruga dhe për pasojë ka ndëruar jetë pasagjeri në mjet shtetasi G.M., 24 vjeç, ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi K.M., 26 vjeç, është dërguar menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.