Një aksidenti i rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes, në aksin rrugor Divjakë-Çermë, ku si pasojë ka humbur jetën një 27 vjeçar.
Policia bën me dije se një 46 vjeçar drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi I. K., 27 vjeç.
I riu si pasojë e plagëve të marra nga përplasja ka humbur jetën.
Ndërkohë policia e Fierit si autor të ngjarjes ka vënë në pranga drejtuesin e automjetit tip Benz, shtetasin me iniciale A. Sh., 46 vjeç.
“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 46 vjeç, banues në Divjakë, pasi rreth orës 23:15, në aksin rrugor Divjakë-Çermë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi I. K., 27 vjeç, banues në Çermë, dhe si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë 27-vjeçari”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.