×
  • Lajme
  • -->
    Shqipëria

    Makina përplas për vdekje këmbësoren në Vlorë

    Reporteri
    18 Dhjetor 2020 | 20:18

    Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.


    Bëhet me dije se një femër e identifikuar me iniciale S. G., rreth 75-vjeçe është përplasur për vdekje nga automjeti me drejtues shtetasin me iniciale P. I., 37-vjeç.

    Ngjarja është shënuar rreth orës 17:21, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në vendin e quajtur”Kryqëzimi i Sodës”.

    Ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat, mësohet se policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

    Informacion paraprak

    Rreth ores 17:21, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në vendin e quajtur”Kryqëzimi i Sodës”, një automjet, me drejtues shtetasin P. I., 37 vjeç, banues në Vlorë, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasen S. G., rreth 75 vjeçe, e cila ishte duke lëvizur në këmbë.

    Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.

    Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!