Në një konferencë për mediat ministrja Ogerta Manastirliu ka dhënë detaje në lidhje me situatën nga covid në vendin tonë.
Minstrja tha se ditën e nesërme do të vijnë 38 400 vaksina nga AstraZeneca, dhe menjëherë do të fillojë vaksinimi për mësuesit dhe pedagogët.
Gjithashtu Manastirliu u shpreh se Instituti Publik në bashkëpunim me Ankaranë kanë zbuluar se kemi shenja të mutacionit britanik në vend.
“Duke filluar nga nesër në presim 38 400 vaksina nga AstraZeneca, ku do të fillojë vaksinimi i mësuesve dhe i pedagogëve dhe dhe nuk do të ndalim dhe me vaksinat e tjera pasi ditën e hënë. Deri më tani kemi mbi 21 mijë të vaksinuar dhe kemi thuajse të përmbyllur vaksinimin e personelit mjekësore. Janë më shumë se 16 mijë vaksinime të mbyllura për personelin mjekësor dhe mbi 4 mijë të moshuar mbi 80 vjeç.
Instituti Publik ka bashkëpunuar me Ankaranë dhe rezultatet treguan se kemi shenja të mutacionit britanik.”, ka thënë ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.