×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Maratona e Tiranës, Rama: Tanimë pjesë e denjë edhe e stacioneve të klubit europian të maratonistëve

    Reporteri
    20 Tetor 2024 | 15:15

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shkruar për maratonën e Tiranës, derisa ka bërë të ditur se ishin me dhjetëra pjesëmarrës.

    Madje, Rama ka thënë se Tirana tanimë është pjesë, siç u shpreh ai, e denjë edhe e stacioneve të klubit europian të maratonistëve, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Një ambicie e shpallur si fillim nga Bashkia e Tiranës jo shumë vite më parë, me disa dhjetëra të “çmendur” që morën pjesë në maratonën e parë dhe sot një nga realitetet e bukura të Tiranës së Re Europiane dhe Turistike, e cila tanimë është pjesë e denjë edhe e stacioneve të klubit europian të maratonistëve. Falenderim e duartrokitje për pjesëmarrësit nga shumë vende, po edhe një duartrokitje e posaçme për skuadrën e Bashkisë së Tiranës”, ka shkruar Rama në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!