×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Marrëveshja për pensionet, Meloni i dorëzon Ramës dokumentin: Shqiptarët përfitojnë nga 1 qershori

    Reporteri
    18 Maj 2025 | 14:37

    Lajm i shumëpritur për shqiptarët që kanë punuar ndër vite në Itali: nga 1 qershori 2025 nis zbatimi i marrëveshjes dypalëshe për njohjen e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë.

    Kryeministri Edi Rama konfirmoi sot në një postim në rrjetet sociale se dokumenti përfundimtar ligjor mbi zbatimin e marrëveshjes është dorëzuar në Tiranë nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni, gjatë vizitës së saj në Samitin e Komunitetit Politik Evropian.

    “Motra solli në Tiranë dokumentin final të procesit të gjatë ligjor mbi zbatimin e Marrëveshjes së Pensioneve me Italinë, që do të thotë se nga 1 qershori 2025 shqiptarët e Italisë do të nisin të përfitojnë nga kjo marrëveshje kuptimplotë” shkroi Rama në Facebook

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!