×
  • Lajme
  • -->
    Shqipëria / Ora 15:00

    Masa e “arrestit shtëpiak”, Gjykata nesër merr vendim për Sali Berishën

    Reporteri
    27 Dhjetor 2023 | 15:21

    Gjykata as sot nuk ka marrë vendim për ish-kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha, për vendosjen e masës së sigurisë, “arrest shtëpiak”.

    Siç raportojnë mediat shqiptare, vendimi pritet të merret nesër (e enjte), në ora 15:00.

    Kuvendi i Shqipërisë, të premten e kaluar vendosi me 75 votam pro heqjes së imunitetit duke vendosur kështu Sali Berishën, në dorë të drejtësisë.

    Kreu i PD-së dyshohet për korrupsion, në privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”.

    Prokuroria e Posaçme iu gjykatës më datë 22 dhjetor duke i kërkuar ashpërsimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!