×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mbahet në Tiranë takimi i 18-të i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri

    Reporteri
    29 Tetor 2024 | 11:04

    Sot dhe nesër në Tiranë mbahet takimi i 18-të i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.

    Shtyllat kryesore të takimit të 18-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE – Shqipëri midis dy delegacioneve, do të jenë katër, që do të diskutojnë dhe ndajnë mendime mbi temat: Sundimi i ligjit, lufta kundër krimit dhe korrupsionit; Liria e medias dhe zgjedhjet; Zhvillimi Ekonomik dhe Turizmi; Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal.

    Hapja e takimit, do të bashkëdrejtohet nga Toni Gogu, në cilësinë e kryetarit të delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë dhe Marco Tarquinio, kryetar i delegacionit të Parlamentit Europian, raporton Top Channel.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!