×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mbërrijnë vaksinat Pfizer, Rama, Ahmetaj dhe Manastirliu i presin në aeroport

    Reporteri
    15 Shkurt 2021 | 21:38

    Mbërritën sonte në aeroportin e Rinasit 7020 doza nga “Pfizer”. Kutitë u pritën nga kryeministri Edi Rama, ministrja Manastirliu dhe Arben Ahmetaj.


    Ministrja e Shëndetësisë e informoi kreun e qeverisë se vaksinat nga Rinasi “do të shkojnë të shoqëruar nga policia në ISHP, ku bëhet procesi i hapjes”.

    Edi Rama e pyeti ministren sa vaksina ndodhen brenda kutive? “Këto kutitë kanë nga…” ndërsa Manastirliu i shpjegoi se brenda tyre kanë nga “nga tre blloqe nga 195-197 flakonë, nga 6 doza kryesisht”.

    Kujtojmë se Edi Rama njoftoi pak më parë se një shtet mik ka konfirmuar me shkrim se do të ndihmojë Shqipërinë me 360 mijë doza Astra Zeneca. Shtetin nuk e zbuloi ndërsa tha se shpreson se brenda kësaj jave ose tjetrës të finalizohet gjithçka.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!