Është mbyllur ambasada shqiptare në Athinë.
Burime për Top Channel tregojnë se shkak i mbyllje së ambasadës është infektimi i një punonjësi me COVID-19.
Punonjësi (emër i njohur për redaksinë e TCH), punon në sektorin e aplikimeve për pasaportë.
Ai ka hasur shenja të buta të COVID-29 për disa ditë, dhe ka rezultuar pozitiv pas testimeve.
Punonjësi është izoluar menjëherë në banesën e tij, ndërsa institucionet shëndetësore do të gjurmojnë kontaktet që ai ka pasur.
Ndërkohë për të mos përhapur panik në radhët e emigrantëve, ambasada ka njoftuar se pezulloi takimet e programuara për aplikime të emigrantëve në këtë institucion.
Burime të TCH bënë të ditur se mundësia që ai të ketë infektuar persona të tjerë është e vogël, pasi stafi i kësaj ambasade mbanë maska dhe dorëza gjatë kontakteve me emigrantët të cilët aplikojnë për shërbime kondullore dhe pasaporta biometrike.
Drejtuesit e ambasadës kanë urdhëruar stafin të bëjë testin COVID-19, ndërsoa sot ambasada do të dezinfektohet.
Ende nuk dihet nëse shërbimet do të ofrohen nga nesër ose jo.