×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mbytja e 17-vjeçares në Velipojë: Gjykata lë në burg Indrit Bajraktarin

    Reporteri
    23 Gusht 2020 | 10:36

    Indrit Bajraktari, personi i fundit me të cilin dyshohet të ketë pasur kontakt Enisa Doda përpara se të humbte jetën, është lënë në burg nga gjykata.


    25-vjeçari mori mëngjesin e së dielës, masën e sigurisë lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Velipojë.

    Kujtojmë këtu se Indrit Bajraktari u vu në pranga nga policia pas vdekjes së 17-vjeçares Enisa Doda në plazhin e Velipojës.

    Dy të rinjtë kishin marrë me qira një motor uji rreth orës 14:00 të pasdites së mërkurës. Sipas policisë Bajraktari ka dalë nga deti pa vajzën dhe pa motorin e ujit.

    Adoleshentja u gjend pa shenja jeta disa qindra metra nga bregu.

    Lidhur me ngjarjen, Bajraktari u tha uniformave blu se vajzën e kishte lënë në breg pranë xhaxhait të saj.

    17-vjeçarja nga Burreli që jetonte në Bathore kishte ardhur me pushime në Velipojë bashkë me familjen e saj. Ndërsa 25-vjeçari nga Postriba ishte emigrant në Londër dhe kishte ardhur në Shqipëri për pushime.

    Dy të rinjtë dyshohet se ishin njohur në rrjetet sociale. /abcnews.al/ /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!