×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mbytja e 26-vjeçarit tek Gjiri i Lalzit, momenti kur pushuesit e nxjerrin në breg me varkë

    Reporteri
    25 Gusht 2020 | 17:37

    Një 26-vjeçar është mbytur ditën e sotme në Gjirin e Lalëzit në Durrës.


    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:15, tek Gjiri i Lalëzit, ku 26-vjeçari, banues në Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det e për pasojë ka ndërruar jetë.

    Ndërkohë në një video të siguruar nga Top Channel shihen pushues të shumtë të cilët janë munduar t’i vijnë në ndihmë të riut duke e nxjerrë në breg me anë të një varke, por pa mundur ta shpëtojnë të gjallë.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!