×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Me 12 klandestinë në makinë nga Korça drejt Elbasanit, arrestohet vlonjati

    Reporteri
    01 Nëntor 2020 | 13:27

    Policia e Elbasanit ka arrestuar një 33-vjeçar, pasi u kap në flagrancë duke transportuar 12 shtetas të huaj nga vendet e treta.


    Uniformat blu bëjnë me dije se ata ishin nisur nga Korça.

    “Pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas po transportonte nga Korça disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit 100€ për person, kapën dhe arrestuan shtetasin E.Ç., 33 vjeç, banues në Vlorë”.

    Arrestim i tij u bë pasi në aksin rrugor Librazhd-Elbasan u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar me mjetin e tij 12 shtetas të huaj.

    Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprë penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!