Policia doganore në Francë bën me dije se ka ndaluar një çift shqiptarësh të cilët transportonin në makinën e tyre një sasi të madhe parash të padeklaruara.
Doganierët i ndaluan dy shqiptarët në autostradën A63, teksa sipas raportimeve ata ishin duke udhëtuar nga Gjermania në drejtim të Spanjës.
Makina e shqiptarëve u kontrollua me qen dhe ishte pikërisht ai që zbuloi dhe sasinë e parave që ishte fshehur në një bagazh të dyfishtë.
Pas verifikimeve rezultoi se në makinën e shqiptarëve kishte 340 mijë euro, të cilët ata nuk i kishin deklaruar sipas ligjeve në fuqi.
Emri i dy të arrestuarve nuk bëhet me dije për motive hetimore, teksa policia dyshon se shqiptarët ishin dy korrierë që transportonin paratë e siguruara nga grupet e drogës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.