RENEA, grup i forcave speciale nga Shqipëria, është bërë pjesë e garës ‘UAE Swat Challenge’ që po zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe, konkretisht në Dubai.
Gjashtë efektivë të RENEA-s u bënë pjesë e kësaj gare duke treguar aftësitë e tyre. Këtë të mërkurë ata kanë realizuar garën e pengesave, që ishte pjesë e “Ditës së pestë’ të garave.
Teksa po merr pjesë në këtë garë ndërkombëtare, reparti elitë i policisë shqiptare ka lëshuar këngën e Medës kushtuar komandantit legjendar, Adem Jashari.
RENEA ishte ekipi i 42-të me radhë në ditën e stome për të treguar kualitet e tyre, ndërsa dy njësite të Serbisë (SAJ dhe Kobra) garuan fare pak minuta pas tyre.
Në këtë organizim marrin pjesë gjithsej 73 forca speciale nga e gjithë bota.
Forcat RENEA u testuan në pesë kategori të ndryshme: Gara Taktike, Kursi i pengesave, Shpëtimi i Oficerëve, Sfida e Kullës dhe Gara e Sulmit.
Në këtë garë do të ndahen edhe çmime për forcat speciale që marrin më shumë pikë nga këto gara. Çmimi i parë përfiton 80 mijë USD, i dyti 40 mijë USD dhe i treti 30 mijë USD.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.