×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Me shpejtësi të lartë dhe të dehur, Policia pezullon 22 patenta brenda natës

    Reporteri
    24 Tetor 2020 | 9:36

    Policia Rrugore u ka hequr mbrëmjen e djeshme patentën 22 shoferëve gjatë patrullimit në aksin Sauk – TEG dhe në të gjitha rrugët e kryeqytetit.


    Shkak i pezullimit të lejeve të drejtimit ishte shpejtësia e lartë dhe drejtimi i mjetit nën efektin e alkooli, ndërkohë që ka vënë në pranga edhe një drejtues mjeti që ishte në gjendje të dehur.

    “Gjatë monitorimit të policisë u regjistrua shpejtësi nga 130 km/h deri në 178 km/h, në një rrugë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 90 km/h. U kapën me masë alkooli që varionte nga 0.39 mg/l deri në 0.57 mg/l alkool në frymëmarrjen e drejtuesve të automjeteve. Janë pezulluar 12 leje drejtimi, për shpejtësi dhe 10 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, apo në gjendje të dehur, ku një drejtues mjeti është vënë në pranga”-njofton Policia

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!