×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mediat greke: Vrasja e Arbër Bakos, larje hesapesh mes bandave

    Reporteri
    01 Prill 2019 | 13:55

    Vrasja e të dënuarit shqiptar Arbër Bako në qeli ka shkaktuar reagime të forta në Greqi. Ministria e Drejtësia tha se po pastron burgjet nga mafia shqiptare, ndërsa Sindikata e Policisë së Burgjeve thotë se pamjet e transmetuara janë të denja për vende si Venezuela apo Brazili. Nga ana tjetër opozita helene e quajti vrasjen një trup për qeverinë.


    Nga Athina zyrtare vijnë reagime të ashpra në lidhje me vrasjen e të dënuarit shqiptar Arbër Bako, i njohur edhe me emrin Albert brenda qelive të burgut Koridhalos, më i madhi dhe me kushtet më të larta të sigurisë së shtetit fqinj.

    Ministria e Drejtësisë reagoi e zemëruar duke thënë se publikimi i videos është një përpjekje “për të krijuar përshtypje të gabuar” dhe për “të mashtruar opinionin publik” në lidhje me gjendjen e sigurisë në burgje.

    Një deklaratë e lëshuar të dielën thekson ndër të tjera se pas vrasjes së Bakos ka filluar punën për “pastrimin e burgjeve nga mafia shqiptare”.

    Ministria gjithashtu tha se vrasja e shqiptarit është nën hetim.

    Por kreu i Sindikatës së Policisë së Burgjeve, Spyros Karakitsios, thotë se “Ministria e Drejtësisë mban përgjegjësi për gjendjen në burgun Korydallos,” ndërsa shton se prej kohësh autoritetet ishin vënë në dijeni për gjendjen në burgje, por nuk kanë reaguar.

    Karakitsios, i quajti të turpshme pamjet e transmetuara edhe nga televizionet kryesore të vendit dhe i përshkoi ato si të denja për vende si Venezuela apo Brazili dhe të një vendi të Bashkimit Europian.

    Reagime ka dhe nga opozita. Zëvendëssekretari i Demokracisë së Re, Kostas Karagounis, tha se në qeverisjen e SYRIZA-s, është normale që të burgosurit të vriten.

    Ndërkohë raportimet e medieve helene flasin për larje hesapesh mes grupeve shqiptare.

    Arbër Bako u vra më 14 janar 2019. Ai humbi jetën pasi u qëllua 17 herë me thikë në qafë dhe në gjoks.

    36-vjeçari ishte një vrasës me pagesë. Ai u dënua pasi tentoi të vriste avokatin Antonopoulos dhe gjithashtu akuzohet për vrasjen e avokatit tjetër Michalis Zafiropoulos në vitin 2017.

    Sipas gazetës To Vima, videoja e publikuar së pari nga in.gr është dëshmi e asaj që ndodh në burgun më të madh të sigurisë së lartë të vendit dhe paralajmëron vrasje të tjera si ajo e Arbër Bakos.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!