×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Megaoperacion në Itali: Arrestohen 27 shqiptarë, siguronin “mallin” në Vlorë

    Reporteri
    09 Mars 2021 | 11:04

    Një aksion i madh është zhvilluar në Itali duke shkatërruar një grup kriminal, ku pjesa më e madhe janë shqiptarë.


    Mediat italiane shkruajnë se në orët e para të mëngjesit në Itali është zhvilluar një megaoperacion ku në pranga janë vnë 55 persona, nga të cilët mësohet se 27 prej tyre janë shqiptarë.

    Mësohet se hetimet për shkatërrimin e këtij grupi kriminal kanë nisur që prej vitit 2018, ndërkohë që droga e kapur vinte nga Vlora, Shqipëri.

    Operacioni është zhvilluar në Vlorë, Kothen në Gjermani dhe Romë, Brescia, Modena, Macerata, Genova, Parma në Itali, ku në kuadër të hetimeve është bërë i mundur dhe shkatërrimi i grupit kriminal.

    Në kuadër të operacionit të koduar “Maxi”, është bërë i munduar arrestimi i 55 personave mes të cilëve 27 janë shqiptarë, 23 nigerianë, 4 italianë dhe 1 gambian.

    Grupi trafikonte kanabis nga Shqipëria në Itali, si dhe e dërgonin në Gjermani me autobusë e trena.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!