×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Merr flakë automjeti në ecje në Berat, shpëton mrekullisht shoferi

    Reporteri
    23 Gusht 2020 | 23:18

    Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Berat. Automjeti ka qënë duke qarkulluar në lagjen “Gjashtëkatësh”, kur është përfshirë nga flakët e zjarrit.


    Flakët kanë filluar në pjesën e përparme të kofanos së makinës dhe në një kohë shumë të shkurtër kanë djegur të gjithë pjesën e përparme të mjetit, tip Benz- A Class, me targa AA 668 ER. Fatmirësisht drejtuesi i mjetit, sapo ka parë flakët e zjarrit që po dilnin nga pjesa e brendshme e kofanos, ka dalë me shpejtësi nga mjeti pa lëndime.

    Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Shërbimit të Zjarrëfikëseve të qytetit dhe forca të shumta policie, që kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit brenda automjetit, tashmë të parkuar.

    Edhe pse flakët e zjarrit u fikën shumë shpejt nga zjarrëfikësit, dëmi që pësoi mjeti tip Benz ishte shumë i madh pasi flakët përfshinë 80% të mjetit dhe dogjën totalisht pjesët motorrike e xhenerike që ndodhet poshtë kofanos. Ekspertët e Shërbimit Zjarrëfikës, pas ekzaminimit të mjetit, kanë dalë në konkluzionin se shkak për rënien e zjarrit është bërë një shkëndijë elketrike në motorr.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!