Raportohet se një ndërtese e ish-Trikotazhit në Korçë ku mbaheshin të depozituara lëndë toksike ka marrë flakë duke çliruar gazra helmues.
Ngjarja, e ndodhur në lagjen 9, ka alarmuar të gjithë banorët e zonës përreth.
Për shkak të helmit që clirohet për shkak të këtyre mbetjeve toksike rrezikohen rreth 10 familje, të cilat pritet të evakuohen nga banesat e tyre.
Sipas informacioneve, këto lëndë kimike hyjnë në reaksion me njëra-tjetrën nduke çliruar gazra helmues.
Lagështia ka bërë që të aktivizohet përzierja e lëndëve, duke sjellë çlirimin e tymit dhe gazit me përmbajtje kimike që rrezikon të helmojë banorët.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.