×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Merr flakë në ecje autobusi i linjës në Vlorë, Policia jep detaje

    Reporteri
    20 Mars 2021 | 19:35

    Një autobus linje ka marrë flakë në ecje ditën e sotme në Vlorë, në lagjen “28 nëntori”.


    Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se ngjarja u regjistrua rreth orës 18:20, ndërsa fatmirësisht si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale.

    Nga hetimet paraprake dyshohet se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike.

    Njoftimi:

    Vlorë/Informacion paraprak

    Më datë 20.03.2021, rreth orës 18:20, në lagjen “28 Nëntori“, Vlorë, një autobus i linjës së qytetit, me drejtues shtetasin P. A, në ecje, ka marr flakë, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

    Nga hetimet paraprake dyshohet se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!