×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Meta: Droga dhe trafiqet po ia nxijnë faqen Shqipërisë dhe po e rrënojnë

    Reporteri
    12 Prill 2021 | 18:01

    Presidenti Ilir Meta, teksa ka publikuar raportin e Europol, se Shqipëria mbetet një burim kryesor i trafikimit të kanabisit në Bashkimin Evropian, shkruan se trafiqet dhe droga po ia nxijnë faqen vendit tonë.


    Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Kreu i Shtetit thotë më tej se 25 prilli është referendum popullor dhe se trafiqet do i përkasin së shkuarës.

    “Droga dhe trafiqet po ja nxijnë faqen Shqipërisë dhe po e rrënojnë. Këtë e thekson qartë drejtuesja e Europolit, e cila bën përgjegjëse “Rilindjen”. Prandaj 25 Prilli është referendum popullor, që droga dhe trafiqet t’i përkasin të shkuarës.’-shkruan Meta.

    Shqipëria mbetet një burim kryesor i trafikimit të kanabisit në Bashkimin Evropian, dhe kërcënim për ekonominë dhe shoqërinë e Evropës.

    Konkluzioni del nga raporti që Policia Evropiane publikoi të hënën, të titulluar “Vlerësimi i Kërcënimit nga Krimet e Rënda dhe të Organizuara”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!