×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Meta flet pasi u përplas me policët: Do përfundoni si policët e Mubarakut, mos ndiqni të sëmurin

    Reporteri
    12 Mars 2021 | 13:27

    Presidenti Ilir Meta ka folur për mediat, menjëherë pasi hyri me forcë në zyrat e FRD-së të cilat u rrethuan gjatë ditës së sotme nga Policia Bashkiake.


    Meta tha se kjo është një tentativë e pastër për të sulmuar partitë e opozitës, ndërkohë që lëshoi dhe një ultimatum për kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

    Meta tha se ai kishte shkuar aty pas një telefonate të kreut të FRD-së Sali Shehu, ndërsa nuk munguan përplasjet fizike me policët bashkiakë.

    “Kjo bëhet vetëm për të dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht çdo forcë opozitare, duke keqpërdorur bashkinë bandë, është tepër irrituese dhe është paralajmërim për të gjithë qytetarët shqiptarë, për të vënë dorë mbi votën e barabartë. I bëj thirrje që të gjithë opozitës të zgjohet dhe të mos lejojë asnjë prekje të garës, se do të jetë vonë për të dhe jo për popullin shqiptar.

    Pata një telefonatë nga zoti Shehu, isha duke kaluar këtu rastësisht, ju e patë si u dhunua kryetari i partisë së Tiranës, në prezencë të presidentit. Ose zbatoni ligjet, ose do përfundoni si policët e Mubarakut. I them kryetarit të bashkisë që ju e dini mirë se çfarë keni bërë me firmë dhe pa firmë, se ai tjetri do nxjerri kartelën para 25 Prillit”, u shpreh Meta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!