×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Meta i kthehet politikës ditore, a do t’i bashkojë forcat me Sali Berishën?

    Reporteri
    25 Korrik 2022 | 21:46

    Pas përfundimit të Konventës së Partisë Lëvizja për Integrim, e cila nga sot do të quhet Partia e Lirisë, Ilir Meta tha se LSI-ja e ka kryer misionin e saj dhe se nga sot nis puna pa ndërprerje.

    Sipas Metës konventa e ardhshme duhet të përmbyllet në dy muaj.

    “Nga sot nis puna, çdo ditë pa ndërprerje sepse në dy muaj duhet të jetë përmbyllur konventa e ardhshme e cila do jetë jam i sigurt një mesazh i jashtëzakonshëm i shpërthimit të energjive më vitale të të rinjve, të intelektualëve në mbrojtje të dinjitetit të tyre, të familjeve të tyre dhe atdheut tonë”, u shpreh Meta.

    Për sa i përket një takimi të mundshëm më kreun e Partisë Demokratike, Meta preferoi të mos i përgjigjej gazetarëve.

    Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi këtë të hënë Konventën e fundit Kombëtare të saj, pasi prej ditës së sotme kjo forcë politike do të quhet Partia e Lirisë.

    Që në nisje të Konventës delegatët e pranishëm miratuan ndryshimet statutore që ishin ndryshimi i emrit dhe vulës së partisë si dhe emërimi i një grupi drejtues të kryesisë deri në momentin e zgjedhjeve të reja në parti.

    Ishte ish-themeluesi i LSI, Ilir Meta, i cili bëri publik emrin e ri të forcës politike që do të quhet Partia e Lirisë.

    Partia e re, do të drejtohet nga Ilir Meta deri në zgjedhjet q do të zhvillohen pas dy muajsh. Ndërkohë që zëvendës i tij është zgjedhur ish-diplomati Agim Nesho.

    Ndërsa më herët kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka depozituar dorëheqjen si kryetare e LSI-së, për t’i hapur rrugë ndryshimit të emrit të partisë. /abcnews.al/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!