Presidenti Ilir Meta është gjendur ditën e sotme në Durrës me rastin e 80-vjetorit të nisjes së rezistencës Antifashiste.
Në një deklaratë për mediat Meta kujtoi Mujo Ulqinakun dhe të gjithë atdhetarët që dhanë jetën për liri, ndërsa theksoi se normaliteti kushtetues mund të arrihet me dialog mes partive politike.
“Jemi këtu për të kujtuar me krenari të pafund Mujo Ulqinakun dhe të gjithë ata që i qëndruan betimit për atdhe. Përulem me nderim përpara një ushtaraku aq të thjeshtë, i cili bëri një shërbim historik. Rivendosja e normaliteti kushtetues mund të arrihet me dialog të vërtetë dhe të përgjegjshëm mes partive politike. Përparimet që ka bërë Shqipëria nuk mund të shkojnë dëm nga kokëfortësia e liderëve politikë.”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.