×
  • Lajme
  • -->
    Shqipëria

    Meta përballë mediave në mbrëmje, pritet qëndrimi i tij për Gjykatën Kushtetuese

    Reporteri
    13 Nëntor 2019 | 17:01

    Përplasja institucionale për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe zgjedhja e anëtarëve të rinj nga ana e parlamentit, pritet të jetë në fokus të daljes së sotme të Presidentit Meta në një konferencë për shtyp në mbrëmje.


    Zëdhënësi i Presidentit Ted Blushi ka njoftuar se Presidenti do të dalë në konferencë në orën 20:00 dhe është i hapur për çdo pyetje të gazetarëve. Por ajo që pritet me kërshëri nga media dhe jo vetëm, është qëndrimi i Presidentit në lidhje me votimin e kryer të hënën në parlament, ku u zgjodhën në mënyrë jo ligjore anëtarët e rinj të gjykatës Kushtetuese. Deri më tani Meta nuk ka mbajtur një qëndrim, por pritet që sot Presidenti të flasë në lidhje me çështjen.

    Një tjetër pikë e nxehtë pritet të jetë qëndrimi i Presidentit në lidhje me situatën e krijuar në Vorë, ku së fundmi u shkarkuar kryebashkiaku i zgjedhur Agim Kajmaku. Ky i fundit pas shkarkimit nga KQZ për akuzën e mashtrimit në formularin e dekriminalizimit, është marrë i pandehur nga gjykata dhe i është dhënë masa e arrestit me burg në mungesë (policia ende nuk e ka arrestuar)

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!