×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Meta thirrje partive politike: Taksat e qytetarëve të mos përdoren për fushatë, por për shërbime

    Reporteri
    02 Tetor 2020 | 10:35

    Presidenti Ilir Meta kërkon që 61 bashkitë e vendit të përqendrohen në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe jo në atë që ai e quan kapjen e votave me pahir dhe presione për bukën e gojës.


    Meta thotë se rritja e taksave që paguajnë qytetarët nuk u është kthyer në shërbime më të mira përkundrazi në degradim të tyre.

    Ai bën thirrje që taksat e qytetarëve të mos keqpërdoren për të shtuar fondin e pagave për fushatë partie.

    “Është shumë e rëndësishme që 61 bashkitë të përqëndrohen në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe jo në “kapjen” e votave me pahir dhe presione ordinere me bukën e gojës.

    Rritja e taksave që paguajnë qytetarët nuk u është kthyer në shërbime më të mira, përkundrazi në degradim të tyre.

    Kur kjo ndodh në Elbasan, mendoni në bashkitë e tjera. Çdo zyrtar të bëjë detyrën me përgjegjësi të lartë ndaj qytetarëve dhe komunitetit.

    Fatkeqësisht reforma administrative u keqpërdor për të përqendruar pushtetin vendor në pak duar e jo për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve.

    Taksat e qytetarëve të mos keqperdoren për të shtuar fondin e pagave për fushatë partie, por për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve. NDAL abuzimit me pushtetin vendor nga cilido!“, shkruan Meta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!