×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Meteorologët parashikojnë stuhi të forta në Shqipëri, këto rrugë duhet të shmangen

    Reporteri
    17 Janar 2023 | 8:42

    Bashkia e Vlorës ka paralajmëruar qytetarët që të shmangin lëvizjet e panevojshme në akset rrugore problematike, si pasojë e përkeqësimit të motit.

    Meterorologët kanë paralajmëruar po ashtu reshje shiu dhe stuhi të forta, për këtë arsye duhet të shmangen edhe parkimi në ato rrugë.

    Njoftimi i plotë:

    Parashikimet e meterologëve paralajmërojnë mot të përkeqësuar.

    Reshjet e shiut do të intensifikohen në vazhdim të shoqëruara dhe me stuhi te forta, për këtë arsye do t’ju luteshim të shmangni lëvizjet e panevojshme me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në to.

    Paralajmërimet e meteorologëve për fortuna kërkojnë të jemi të kujdesshëm! Për çdo nevojë urgjente kontaktoni me Shërbimet Publike të Bashkisë dhe Ujësjellës Kanalizime.

    Kujdesuni për vehten dhe familjet tuaja!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!