×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Miell, vezë e zhurmues në Kuvendin e Shqipërisë, seanca zgjati 20 minuta

    Reporteri
    08 Shkurt 2024 | 12:46

    Seanca e kësaj të enjteje ka zgjatur rreth 20 minuta në Kuvendin e Shqipërisë, e ashtu si herët e shkuara është shoqëruar me zhurmë e tensione. Edhe pse me 23 deputetë mangët në sallën e Kuvendit, opozita ka vijuar me mosbindjen civile duke penguar diskutimet në rend dite.

    Që pa nisur seanca, deputetë të PD-së të përjashtuar nga Komisioni i Etikës, patën përplasje verbale me punonjësit e Gardës tek hyrja e parlamentit.

    Madje deputeti i PD-së, Flamur Noka, u hodhi miell në fytyrë punonjësve të Gardës.

    “Po i shërbejnë narkoregjimit. Popullit opozitar nuk po i lejohet të ushtrojë asnjë të drejtë.”, e arsyetoi ai këtë veprim kur u pyet nga gazetarët.

    Sot pritej të diskutoheshin ligji i lojërave të fatit, prokurimet publike dhe dekreti i Begajt për dekoratat. Rikthimi i basteve online është kundërshtuar më herët nga PD, e sot me kërkesë të PS u ndërrua rendi i ditës dhe votimi për këtë ligj u shty. Po ashtu është votuar kundër propozimeve të Lulzim Bashës, amendamentit për sigurinë kombëtare dhe rialokimin e 50 milionë eurove si ndihmë ushtarake për Kosovën.

    Deputetët e Partisë Demokratike kanë hedhur vezë mbi eskortën e ministrit të Brendshëm, Taulant Balla.

    Kjo ngjarje është regjistruar në ambientet e jashtme të Kuvendit pak pasi përfundoi seanca parlamentare. Eskorta e ministrit Balla ishte duke u larguar nga ambientet e Kuvendit./tvklan/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!