×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ministrat shëtitje me fëmijët, Shalsi nuk i “bindet” Ramës

    Reporteri
    19 Prill 2020 | 15:54

    Orarin për lëvizjen e lirë për nënat me fëmijë deri në 10 vjeç e kanë shfrytëzuar edhe dy ministrat e kabinetit qeveritar.


    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu është parë bashkë me vajzën e saj në sheshin Skëndërbej, duke ruajtur distancën nga prindërit e tjerë.

    Ndërkohë që në rrugët e kryeqytetit është fotografuar edhe Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduart Shalsi, ndonëse leja ishte parashikuar vetëm për nënat./abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!