×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ministria e Mbrojtjes jep detaje për ushtarët shqiptarë të infektuar me coronavirus

    Reporteri
    29 Prill 2020 | 14:10

    Ministria e Mbrojtjes jep detaje lidhur me 3 efektivë të Forcave të Armatosura shqiptarë pjesë e operacionit të KFOR (Kosovë) që kanë dalë pozitiv ndaj COVID-19.


    “3 efektivët janë infektuar gjatë kryerjes së detyrës në misionin e KFOR dhe janë pjesë e kontributit prej 29 efektivësh të FA në këtë operacion” informon ministrja.

    Sipas udhëzimit të NATO, gjatë operacioneve (misioneve), nëse personeli ushtarak, përfaqësues i një prej vendeve anëtare të Aleancës, del pozitiv me COVID-19 duhet riatdhesohet.

    “Nisur nga kjo direktivë e NATO, Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura morën masa për kthimin në atdhe dhe trajtimin e 3 efektivë, sipas protokollit të vendosur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale.”

    Nga kontaktet e deritanishme, 3 efektivët nuk kanë shfaqur shenja problematike për shëndetin e tyre. Ministria shton se pjesa tjetër e kontingjentit të FA misionin KFOR, deri më tani gëzon shëndet të plotë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!