×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ministrja e Jashtme njoftim për emigrantët që kërkojnë të shkojnë në Greqi

    Reporteri
    29 Gusht 2020 | 15:30

    Ministria e Jashtme njofton se për 14 ditët e ardhshme, do të mbetet në fuqi kufizimi i hyrjes së shtetasve shqiptarë në kufirin grek.


    Njoftimi:

    Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton mbi regjimin e lëvizjes nga Shqipëria drejt shtetit grek për periudhën 1 – 15 shtator 2020, në kuadër të masave kundër Covid-19, si më poshtë:

    – Për 14 ditë të tjera, nga data 1-15 shtator 2020, mbetet në fuqi kufizimi i hyrjes për shtetasit shqiptarë për arsye turizmi;
    – Mbetet në fuqi kufizimi i lidhjeve detare dhe ajrore me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Keshtu, fluturimet drejt/ nga këto vende bëhen vetëm nga aeroporti “Eleftherios Venizelos”;
    – Mbetet në fuqi kufizimi i numrit të personave që hyjnë në dite nga PKK të Kakavijës (750 vetë) dhe Kapshtices (300 vetë);
    – Mbetet në fuqi deri më 19.09.2020 aplikimi i kontrolleve paraprake përmes testit negativ PCR 72 orë para mbërritjes në vend, për personat që mbërrijnë në aeroport dhe nga pikat tokesore nga Shqipëria.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!