×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Miratohet raporti përfundimtar për shkarkimin e Metës

    Reporteri
    28 Maj 2021 | 18:21

    Me votë unanime Komisioni Hetimor në Shqipëri për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta miratoi raportin përfundimtar të shkeljeve kushtetuese që sipas mazhoracës kreu i shtetit ka kryer para dhe pas zgjedhjeve të 25 Prillit.


    “Të gjithë dakord miratohet raporti”.

    Për më shumë se 3 orë kryetari i Komisionit Hetimor Alket Hyseni renditi argumentet ligjore që sipas tij provojnë se me veprimet e tij të përsëritura, Presidenti Meta ka cënuar imazhin e vendit dhe raporet e Shqipërisë me partnerët ndërkombëtarë.

    Në raportin final mazhoranca argumenton se kreu i shtetit bëri fushatë kundër partisë në pushtet duke ndikuar drejtpërdrejt në zgjedhje me tonet e tij konfrontuese dhe të nxehta.

    “S’ka pasur asnjë qëllim të justifikuar, i ka kryer shkeljet kushtetuese në mënyrë të përsëritur. Kanë patur ndikim negativ në sferën sociale dhe ekonomike të vendit”.

    Sipas mazhorancës, kreu i shtetit është përpjekur të ndërhyjë edhe në vendimarrjen e Gjykatës Kushtetuese, organ që do të thotë fjalën e fundit për shkarkimin e tij.

    Raporti final do t’i dërgohet brenda 7 ditëve për votim parlamentit. Kjo është hera e dytë që mazhoranca tenton shkarkimin e Presidentit Ilir Meta./tvklan/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!