Zbardhet dokumenti i ankimimit që mjeku Edvin Prifti ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Mjeku kërkon ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje. Klan News raporton se mjeku po ashtu kërkon gjithashtu kthimin e parave të sekuestruara, pasi sipas tij janë kursime familjare.
Mjeku Edvin Prifti u la pak ditë më parë në burg, pasi Prokuroria i shtoi akuzën për pastrimin e parave, por sot avokatët kanë depozituar në Gjykatën e Apelit kërkesën për lirimin e tij.
Ai u përfshi në çështjen e korrupsionit në Gjykatën e Krujës, pasi mori ryshfet për të bërë operacion pa radhë nënën e krye sekretares gjyqësore Emanuela Mallkuçi. SPAK po përgjonte Mallkuçin ndërkohë që u zbulua edhe korrupsioni i mjekut Edvin Prifti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.