Mjeku Arjet Gega në një interviste me skype nga SHBA për Ora News bëri të ditur se personat, të cilët sherohen pasi jane infektuar me koronavirus sipas parashikimeve të paktën për 1 vit bëhen imun nga ky virus.
Arjet Gega: Mund të themi që të paktën për 6 muaj deri në një vit parashikohet, sepse nuk kemi asnjë pacient që ka qenë i sëmurë për 6 muaj. Pacienti i parë në Kinë mendohet të ketë qenë në 17 ose 19 nëntori. Por e bazuar në parashikime duket që nga 6 muaj deri në një vit ekzistojnë antikorpet e mjaftueshme për imunitet, mund të jete edhe imunitet për jetë, këtë nuk e dimë. Por të paktën 6 muaj deri në një vit nuk ka rrezik për infektim. Kështu mendohet.
Sa i takon personave të cilët shërohen, duke iu referuar edhe rastit të Shqipërisë, mjeku Gega tha se nuk është normale që të ketë edhe shërime. Sipas tij, vdekëshmëria është deri në 1.5%.
Arjet Gega: Sa i përket festës që duhet të bëjmë për njerëzit, sepse shikojmë edhe në Shqipëri që janë 5-6 pacientë të shëruar dhe dalin në media, politikanë të ekzekutivit dalin dhe e festojnë…patjetër që ky është një virus që mortalitetin do e ketë 1.3-1.5% në një vend ku shëndetësia funksionon normalisht. Kështu që 98.5% e njerëzve patjetër që do të shërohen. Kështu shpresojmë të vazhdojë, pra ata njerëz që nuk kanë komplikacione serioze, patjetër që do jetojnë dhe do ketë imunitet dhe do dalin nga spitali. Shpresojmë që këto numra të rriten. Pra nëse kemi 100-200 të konfirmuar deri tani në Shqipëri mendojmë që shumica e tyre do shkojnë në shtëpi të shëruar.
/Ora News.tv/