×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mjeku shqiptar në SHBA, tregon tmerrin me coronavirus: Kam frikë kur shkoj në shtëpi, ndërrohem në garazh

    Reporteri
    10 Prill 2020 | 23:36

    Mjeku kardiolog Sulejman Çele në një intervistë ka treguar frikën që ka nga COVID-19.


    Në një lidhje direkte me RTV Ora, Çele u shpreh se ka frikë nga koronavirusi dhe ndërrohet në garazh, pasi mendon se mund të infektojë pjesëtarët e tjerë të familjes.

    “Po kemi frikë, pasi frika është një ndjenjë humane, është e vërtetë që frikë kemi të gjithë. Do të bëjmë ç’është e mundur për pacientët. Siç e shihni tani jam me uniformë dhe po mbrohem siç e kërkojnë të gjitha standardet, por kemi frikë, por edhe kujdes me pacientët.

    Kujdesi kurrë nuk është i tepruar, pastërtia higjiena. Kam frikë kur shkoj në shtëpi, për familjen, ndërrohem në garazh, bëj dush, që të mbrohem”, u shpreh Çele.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!