Është siguruar video nga momenti i përplasjes së mbështetësve të PD dhe PS në Elbasan duke e kthyer sheshin e festës së ditës së verës në një arenë përplasje e cila nga ofendimet banale ka degjeneruar në përleshje fizike.
Në video duke simpatizantët që pasi shajnë njëri-tjetrin qëllojnë me grushte. Në atë moment ndërhyn një efektiv policie i cili mundohet të qetësojë situatën, e megjithatë turma nuk shpërndahet.
Përplasja ndodhi për shkak se kryedemokrati Lulzim Basha dhe kreu i qeverisë Edi Rama kishin planifikuar të njëjtin orar për të uruar qytetarët në Elbasan për ditën e Verës.
Ndërkohë Basha bën fajtor Edi Ramën duke deklaruar se kishte ardhur i shoqëruar nga banditë me pistoleta në brez, ndërsa ky i fundit thekson se Basha vjen në festë me flamuj partie duke nxitur përplasje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.