×
  • Lajme
  • -->
    Shqipëria

    Momenti kur aksidentohet për vdekje vëllai i deputetes shqiptare

    Reporteri
    21 Tetor 2019 | 15:59

    REPORT TV ka siguruar videon ekskluzive të momentit kur Elton Macolli dy net më parë u aksidentua për vdekje në tunelin e Elbasanit me makinën me të cilën po udhëtonte me shpejtësi 145 km/h.

    37-vjeçari si pasojë e shpejtësisë së madhe, tej normave të lejuara që po lëvizte brenda tunelit të aksit Elbasan -Tiranë goditi nga pas një maune, ndërsa më pas shpërtheu në flakë, pasi makina ishte e modifikuar nga benzinë në impiant gazi. Si pasojë e aksidentit Elton Macolli, vëllai i deputetes Blerina Gjylamenti humbi jetën në vend.

    Ndërkohë në pamjet filmike shihet qartë momenti kur makina e Macollit vjen me shpejtësi të madhe dhe godet nga pas një maune të tonazhit të rëndë edhe pse rruga ishte jo shumë e ngarkuar nga trafiku i makinave.

    Sipas policisë dyshimet kryesore janë se Elton Macolli mund të ketë qenë i përgjumur në momentin e këtij aksidenti gjë që ka shkaktuar edhe aksidentin tragjik që i kushtoi jetën.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!