×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Morën pjesë në protesta, shoqërohen në Komisariat katër anëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit

    Reporteri
    19 Dhjetor 2020 | 20:27

    Disa anëtarë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit janë shoqëruar mbrëmjen e sotme, në komisariatin Nr.1 në Tiranë, pasi morën pjesë në protestën për vrasjen e Klodian Rashës.


    Neës 24 raporton se të shoqëruarit janë arkitekti Astrit Seranaj, pedagogu Ergys Mertiri, artisti Donald Martini dhe tekniku Gentjan Hasani.

    Mësohet se fillimisht është shoqëruar Astrit Seranaj dhe më pas 3 të tjerët.

    Diçka të tillë e konfirmon dhe aktori Neritan Liçaj. Ai shkruan se Policia ka shoqëruar 4 anëtarët pa asnjë arsye.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!