×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Moti i keq ndërpret fluturimet në aeroportin e Rinasit, avioni bën ulje të detyruar në një tjetër shtet

    Reporteri
    29 Maj 2022 | 15:49

    Moti i keq gjatë ditës së sotme ka sjellë probleme jo vetëm në akset rrugore të vendit, por edhe në linjat e fluturimit.

    Avioni i linjës Dortmund-Tiranë është ulur në aeroportin e Barit për shkak të motit të keq.

    Ndalesa në Bari ka qenë një ulje e detyruar, për shkak të vështirësive të krijuara nga reshjet e shiut dhe erërat e forta. Fatmirësisht ulja është kryer me sukses duke mos e agravuar më tej situatën.

    Ndërkohë kujtojmë se moti i keq ka përfshirë vendin tonë, por jo vetëm, gjatë ditës së sotme, ku reshjet e shiut dhe erërat e forta po sjellin vështirësi në lëvizje për qytetarët. /abcnews

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!