Moti me shi dhe vranësira ka boshatisur plazhet në të gjithë vendin.
Në 24 orët e fundit akset kryesore në vend po përpallen me një fluks të qarkullimit të mjeteve . kështu ka ndodhur në superstradën Milot – Balldren.
Sikurse shihet trafiku në këtë aks ka bërë që drejtuesit të presin disa orë në rrugë me automjetet tyre.
Kryesisht situata përkeqësohet në zonat turistike të Tales dhe Shëngjinit ku radhët shkojnë në disa kilometra.
Për normalizimin e lëvizjes u angazhuan efektiv të shumtë të policisë rrugore.
Ata u vendosen në pikat më problematike për të krijuar lehtësi në lëvizje.
Trafiku i rënduar ka vijuar deri në orët e drekës të së hënës, ndërsa një situatë e tillë përsëritet sa herë ka dyndje pushuesish drejt zonave turistike.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.