×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Motra e Kloadian Rashës kërkon drejtësi: Doli vetëm për të blerë cigare, nuk e dimë pse u vra

    Reporteri
    09 Dhjetor 2020 | 18:23

    Në protestën e sotme përpara ministrisë së brendshme dhe kryeministrisë në mesin e shumë qytetarëve ka marrë pjesë edhe vetë motra e Klodian Rashas.


    Duke folur për Top Channel ajo tha se kërkoj drejtësi për të vëllain dhe shpjegoi se kishte dalë vetëm për të blerë cigare në momentin kur u qëllua për vdekje nga efektivi i FNSH.

    “Dua një drejtësi nga shteti, as dhunë as një problem, dua të drejtën e vllait tim, doli për të blerë cigare dhe të kthehej, pse nuk qëlloi në ajër poi qëlloi atij. Dua drejtësi. Nuk e di arsyen pse u vra, ai kurrsesi nuk kishte armë, ishte djalë shumë i mirë. Shumë i rregullt, ka punuar përherë me babain,” tha motra e tij.

    Ndërkohë qytetarët vazhdojnë të jenë të grumbulluar në dy vende, para kryeministrisë dhe ministrisë së Brendshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!