×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Motra e vëllezërve Haklaj reagon për vrasjen e Qerim Kelmendit

    Reporteri
    28 Shkurt 2020 | 13:05

    Zylfije Haklaj, motra e vëllezërve Haklaj të vrarë, ka reaguar për vrasjen e Qerim Kelmendit dje në Pejë, i cili ishte edhe ish-ushtar i UÇK-së.


    Haklaj e ka ngushëlluar vëllaun e Qerim Kelmendit, Ibrahimin, përmes një postimi në profilin e tij.

    Postimi i saj i plotë:

    “Ngushllime per Qenrim Kelmendin! Zoti ju Forcoftë për të përballuar këtë dhimbje të madhe. Pushoftë në paqe Qerim Kelmendi. Lavdi jetës dhe veprës së tij Heroike, do të jetë i pavdekshëm”, ka shkruar ajo.

    Qerim Kelmendi ndryshe ishte bashkëluftëtar i Ilir Konushevcit, i vrarë në rrethana misterioze.

    Në lidhje me vrasjen e Ilir Konushevcit kishte folur edhe vetë Zylfija në njërin nga dokumentarët e transmetuar së fundmi për familjen Haklaj.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!