Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar një video nga momenti i konfrontimit të protestuesve duke e etiketuar njërin prej tyre si të infiltruar të policisë. Por duket se ai është penduar dhe më pas ka fshirë postimin.
Gjatë protestës së sotme u shënuan tre incidente të ngjashme ku dy burra u qëlluan me grushte dhe shkelma nga protestuesit ndërsa një grua u shty për disa momente derisa u nxor jashtë turmës, raporton Shqiptarja.com.
Kujtojmë se Berisha nuk ishte i pranishëm në protestën e sotme të opozitës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.