Rritet tensioni pranë rafinerisë së Ballshit. Naftëtarët tentuan të hyjnë në uzinë ndërsa policia private u përpoq ti ndalojë.
Ata thonë se pronarë të rafinerisë janë vetë ata, naftëtarët
Kreu i sindikatës së naftëtarëve Sokol Dautaj u shpreh: Shikojmë një neglizhencë totale, që nuk interesohet njeri për fatin e naftëtarëve. I kanë lënë atje 10 kolegët të vdesin dhe nuk reagon njeri. I vetmi pronar në rafineri janë naftëtarët. Këtu shikojmë vetëm rojet e sigurisë që janë bashkëqytetarët tanë, nuk shikojmë pronarët.“
Një grup naftëtarësh vijojnë ende grevën e urisë e cila kanë hyrë sot në ditën e 16 të grevës së urisë.
“O derman.. Të kanë ikur të gjithë vëlla o derman thirri mendjes, Merri të gjitha bëhu mbret, bëhu ç’të dojë qejfi” thotë një naftëtar para rafinerisë.
Dhe më pas ka një thirrje për Bashen: Mos rri ne hije. Nuk është vetëm problem i Ballshit që janë 1000 mijë familje. Eshtë problemi i gjithë Shqipërisë.
Ata kërkojnë Ramën të ulet në bisedime me ta për të gjetur një zgjidhje.
“Mos luani si macja me miun. Rama na tha nëse do dilni pa punë do merrni pagën minimale.. ku e ka? Me cfarë do ushqehemi? Thonë naftëtarët të cilët bërtasin: “Uzina është e jona. Duam lekët tona”.
Ata kërkojnë pagat e prapambetura dhe fillimin e punës së rafinerisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.