Naftëtarët e Ballshit kanë hyrë ditën e sotme në ditën e pestë të grevës së urisë. Ata thotë se do të vazhdojnë të qëndrojnë në grevë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Në një prononcim për gazetaren e ABC News, njëri prej tyre u shpreh se punëtorët tashmë janë shumë të lodhur dhe po shfaqin simptoma të rënda.
“Punëtorët janë shumë të lodhur. Kanë filluar të kenë marrje mendsh dhe rritje tensioni. Ata kanë edhe probleme me shëndetin për shkak të punës që bëjnë. Ne jemi shumë të vendosur për arsye që ju i dini. Institucioni i parë shtetëror që duhej të shqetësohej për ne ishte ministria e Shëndetësisë.
Ata u kujtuan shumë vonë pasi dolëm në median tuaj. Erdhën ditën e katër dhe ne i refuzuam. Kushtet nuk janë të favorshme por ne jemi të vendosur që deri në plotësimin e kërkesave tona ne nuk dalim që këtej”, shprehet ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.