Gratë greviste të rafinerisë së Ballshit, pas 26 ditësh kanë lënë këtë paradite ambientet e grevës, duke deklaruar mbylljen e saj.
Ky vendim erdhi pasi grevistët besojnë tek premtimi i kryeministrit Edi Rama, i cili kishte vënë si kusht ndërprerjen e grevës për t’u ulur në tavolinën e diskutimeve.
Pas ndërprerjes së grevës, takimi i kryeministrit me një përfaqësi të naftëtarëve është parashikuar pasditen e kësaj të hëne, ndërsa gratë shprehen optimiste se kryeministri do t’i zgjidhë kërkesat ekonomike të tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.